Aktualitet

Gjakmarrja trondit Tiranën, vritet me 3 plumba ish-polici i ngujuar

30 Janar 2019, 14:41 Nga DOSJA
Gjakmarrja trondit Tiranën, vritet me 3 plumba ish-polici i ngujuar

TIRANË– Një tjetër vrasje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme kryeqytetin. I vrarë është Arben Bilali, ish-punonjës policie. Bilali është vrarë si pjesë e një zinxhiri vrasjesh që dyshohet se kanë motiv gjakmarrjen.

Në vitin 1997, është vrarë Bujar Bilali, dhe Leonard Bilali është vrarë në 2010-ën, të dy vellezër me Arben Bilalin. Vrasja ka ndodhur rreth orës 14:30, në  zonën e Selitës, kur nga një makinë tip Mercedes Benz, me ngjyrë të zezë dhe targa të huaja është qëlluar drejt 50-vjeçarit. Ish-polici u qëllua me tre plumba dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtojë.

Bilali jetonte prej vitesh i ngujuar, ndërkohë që në momentin e vrasjes ishte duke ecur në këmbë pak metra larg banesës së tij. Familja Bilali ka patur konflikte me familjen Xhabafti. Hasmëria prej tyre ka nisur 22 vite më parë me vrasjen e  Bujar Bilalit, që ka nisur një valë tentativash për vrasje. 

Bujar Bilali, dyshohet se u vra nga një grup kriminal rival pasi mendohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe prostitucionit.

Edhe më herët Bilali i ka shpëtuar një atentati në vitin 2010. Ai ka qenë pjesë e repartit FNSH në komisariatin nr.2 në Tiranë, ndërkohë që edhe e shoqja e tij ishte pjesë e uniformave blu. Policia po heton mbi pistën e hakmarrjes, ndërkohë që autorët dyshohet se kanë qenë tre dhe të maskuar. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit ku ka ndodhur ngjarje dhe po verifikohen nëse është filmuar momenti i vrasjes.

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arben bilali bujar bilali ekzekutim ne tirane gjakmarrja bilali-xhabafti leonard bilali vrasje ne selite vritet ish-polici arben bilali bujar bilali ekzekutim ne tirane gjakmarrja bilali-xhabafti leonard bilali vrasje ne selite vritet ish-polici

Sondazh

Poll