Aktualitet

Ditëlindja e Bes Kallakut jehonë në median greke. Fqinjët japin shifrat: Sa duhet të pagujë Meta dhe Kryemadhi, nuk harroj

24 Nëntor 2020, 11:39 Nga DOSJA
Ditëlindja e Bes Kallakut jehonë në median greke. Fqinjët

GREQI-Ditëlindja e Bes Kallakut nuk do të harrohet aq lehtë! Lajmi se janë gjobitur 30 personat pjesmarrës dhe lokali ku u organizua festa kanë bërë bujë jo vetëm në Shqipëri por dhe në mediat greke.

Kështu media Protothema shkruan ditën e sotme se presidenti Meta mori gjobën prej 80 eurosh pasi ishte i pranishëm në festën që u bë kundër masave të vendosura nga qeveria për pandeminë.

Një gjobë prej 80 eurosh u vendos për Presidentin shqiptar Ilir Meta për pjesëmarrjen në një ngjarje ku morën pjesë më shumë se dhjetë vetë, pavarësisht një ndalimi për shkak të masave për të frenuar pandeminë Covid-19 në vend. Presidenti shqiptar dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi , udhëheqës të Lëvizjes Socialiste të Integrimit të opozitës, morën pjesë në një festë ditëlindjeje të aktorit të njohur Bes Kalakos (35) të organizuar në një restorant në fshatin Laknas në komunën e Kolonia, pranë Greqisë.’- shkruan Protothema.

Media greke vijon më tej duke përmendur dhe aktorin dhe kryetarin e bashkisë se Kolonjes, Erjon Isain i cili po ashtu duhet të paguajë 80 euro sipas tyre. Më tej ata zbulojnë se lokali mori një gjobë prej 8,100 eurosh.

‘Një total prej 30 personash ishin të pranishëm në ahengun e aktorit 35-vjeçar, mes tyre kryetari i bashkisë Erion Isai , i cili u gjobit me nga 80 euro secili nga policia. Në të njëjtën kohë, pronarit të restorantit i kërkohet të paguajë një gjobë prej 8,100 euro.’

Media greke në fund të artikullit i kushton tre rrjeshta dhe Kryemadhit për të cilën shprehen se kjo nuk është hera e parë që ajo merr gjobë për shkelje të masave. Protothema shkruan se kryetarja e LSI-së pagoi një gjobë prej 25 dhe 40 euro, pasi nuk kishte maskën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ditelindja e bes kallakut media greke protothema ditelindja e bes kallakut media greke protothema

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:33

TIRANË– Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa, njëherazi dhe kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar, duket se kohën e lirë e kalon në Facebook ...

Aktualitet 24 Nëntor 2020, 10:29

TURQI– Gjykata turke ka shpallur të pafajshëm Sinan Idrizin, i cili akuzohej nga biznesmeni Adnan Polat se kishte përvetësuar 3.5 milion euro që i kishte marrë ...