Politike

Opozita e Re, marrin mandatet 3 deputetët nga listat e PD-së (EMRAT)

23 Prill 2019, 11:51 Nga DOSJA
Opozita e Re, marrin mandatet 3 deputetët nga listat e PD-së (EMRAT)

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes që zhvilloi ditën e sotme vendosi të japë mandatet e deputetit për 3 kandidatëve e rinj nga listat shumëmërore të Partisë Demokratike. Kështu marën mandatet Artur Rroshi, Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni.

Rroshi ka dalë nga lista e PD në Tiranë, ndërsa Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni ka dalë nga lista e PD-së në Shkodër. 

Zef Shtjefni është gjithashtu kryetar i Partia Ora e Shqipërisë. Artur Roshi është Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat dhe Nikolin Staka, Lëvizja Demokratike për Ndryshim, PLDN. Të treja këto parti janë aleate më Partinë Demokratike.

Rroshi, Staka dhe Shtjefni pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare. Numri i deputetëve të Opozitës së Re në Parlament pritet të shkojë 31.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur roshi kqz jep mandatet nikolin staka opozita e re partia demokratik zef shtjefni artur roshi kqz jep mandatet nikolin staka opozita e re partia demokratik zef shtjefni

Sondazh

Poll