Aktualitet

Plagosi me sëpatë një person në Librazhd, arrestohet autori. Viktima jashtë rrezikut për jetën në spital

24 Nëntor 2020, 09:28 Nga DOSJA
Plagosi me sëpatë një person në Librazhd, arrestohet autori.

LIBRAZHD– Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka plagosur me sëpatë një person. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Librazh për motive të dobëta.

Burime nga Policia bëjnë me dije se personi i arrestuar është identifikuar me inicialet B.K., ndërsa i plagosur ka mbetur K.G., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe pritet që të përballet me drejtësinë. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të bërë me dije shkaqet e ngjarjes. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet librazhd plagosje ne librazhd policia e elbasanit librazhd plagosje ne librazhd policia e elbasanit

Sondazh

Poll