Aktualitet

Arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje! Policia e Durrësit pranga edhe 4 persona të tjerë

24 Nëntor 2020, 09:23 Nga DOSJA
Arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje!

DURRËS– Një 22 vjeçar është prangosur nga Policia e Shtetit pasi akuzohet për plagosje me dashje. I arrestuari është E. A., 22 vjeç nga Kruja, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ngjarja ka ndodhur më 1 tetor të këtij viti, pas një konflikti të çastit, 22-vjeçari ka goditur me sende të forta dy persona me iniciale A. B. dhe F. B. Veç tij në prangat e policisë kanë rënë edhe disa persona të tjerë. Ndër ta edhe dy shoferët që u përfshinë në aksidentin tragjik Fushë Krujë – Laç.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 01.10.2020, në Krujë, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta shtetasit A. B. dhe F. B.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhuna në familje”, shtetasin D. D., 49 vjeç, banues në Vadardhë, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 204 gr. lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një mjet prerës.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasi B. S., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, shtetasi S. M., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi ky i fundit u konstatua në PKK Durrës, i fshehur në kabinën e mjetit tip “Renault” me drejtues shtetasin B. S., me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës dhe M. P., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital. Shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll