Politike

Ndoka thumbon Patozin për partinë e re: Rama është i vetëm, garon me PD-në e vjetër

23 Prill 2019, 08:23 Nga DOSJA
Ndoka thumbon Patozin për partinë e re: Rama është i

TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka së bashku me delagacionin nga parita e tij kanë firmosur paktin e ri opozitar. Pas nënshkrimit të marrëveshjes Ndoka tha se opozita sot është me e vendosur se kurrë deri në largimin e Ramës.

Më pas Nard Ndoka ka bërë paraleme me futbollin duke thënë se Rama kërkon të garojë me ekipin e vjetër të PD, duke thumbuar Patozin, për të cilin tha se do shohim nëse do të federohet dot apo jo.

Që në këtë moment ne ndajmë të njëjtat vlerat. Në këtë sens jemi së bashku në familjen e partive evropiane, është një moment i rëndësishëm për ne. Falenderova Bashën dhe PD, pasi ka ruajtur mozaikun e vlerave të të djathtës. Rama sot është i vetmuar, edhe pse ka thirrur disa parti. Basha po ndërton ekipin kombëtar me velrat e veta pa i blerë si zoti Rama. Opozita tashmë është e bashkaur me të gjitha partitë, ndërsa Rama po tenton të garojë me ikipin e të rinjve që dështoi në Parlament. Ata dëshuan dhe në Kuvend dhe Rama përpiqet që të garojë me ekipin e vjetër të PD qaë po përpiqen ta federojnë, por do dështojnë. Jemi të vendosur për të zhvilluar zgjedhjet ë lira dhe të ndershe që të bëhen pa Ramën si Kryeminsitër”, u shpreh Ndoka.

Sot, Partia Demokratike zyrtarizoi koalicionin me partitë opozitare. Marrëveshja me 6 aleatët përmban 10 pika. Në pakt theksohet se asnjë nga partitë nuk do të regjistrohet në zgjedhje nëse nuk ka garanci se ato do të jenë të lira. Aleatët e Bashës, thanë se nuk ka zgjedhje pa larguar qeverinë Rama.

(A.B Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama koalicioni opozitar marreveshja me pd nard ndoka edi rama koalicioni opozitar marreveshja me pd nard ndoka

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2019, 21:46

PD krijon nesër koalicionin opozitar

TIRANË– Ditën e nesërme në orën 09:00, Partia Demokratike do të nisë firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e një koalicioni opozitar.Disa nga partitë nëns...