Politike

Dule thirrje qytetarëve: Bashkohuni të largojmë Ramën, është kosto për të gjithë

23 Prill 2019, 08:02 Nga DOSJA
Dule thirrje qytetarëve: Bashkohuni të largojmë Ramën,

TIRANË- Vangjel Dule, kreu i PBDNJ ishte i treti në radhë që firmosi marrëveshjen me Lulzim Bashën. Pas firmosjes Dule u shpreh se kjo marrëveshja është për të vënë në vend shtetin e së drejtës.

Po ashtu kreu i PBDNJ  tha se  sot kemi një artikulim të qartë opozitar dhe e keqja e madhe është Rama. Ai tha se  zgjedhje pa qytetarët nuk ka dhe u bëri thirrje të gjithëve që të kontriubojnë për largimin e Kryeministrit Edi Rama.

“Dëshirojmë të theksojmë se zhvillimet politike kalojnë në një stad të ri e cilësor. Kemi një objektiv që shkon më tej se objektivat e ngushta partiake. Duam që të kemi një shtet të së drejtë, të respektohet e drejta themelore e votës dhe të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi një artikulim të qartë opozitar dhe një mbështetje të madhe popullore. Asnjë qytetar nuk punon për shtetin e së drejtës nëse nuk shpreh pakënqësinë e tij. Edi Rama çdo sekondë që rri në pushtet është kosto për të gjithë. Qytetarë reflektoni e keqja është e përbashkët për të gjithë ne, kontribuoni për të larguar këtë të keqe nga mesi ynë. Zgjedhje pa qytetarët nuk ka. Fenomeni i të keqes sot mban emrin Rama”, ishte ky mesazhi i Dules.

Sot, Partia Demokratike zyrtarizoi koalicionin me partitë opozitare. Marrëveshja me 6 aleatët përmban 10 pika. Në pakt theksohet se asnjë nga partitë nuk do të regjistrohet në zgjedhje nëse nuk ka garanci se ato do të jenë të lira. Aleatët e Bashës, thanë se nuk ka zgjedhje pa larguar qeverinë Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koalicioni opozitar marreveshja me pd vangjel dule zgjedhje pa opoziten koalicioni opozitar marreveshja me pd vangjel dule zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2019, 21:46

PD krijon nesër koalicionin opozitar

TIRANË– Ditën e nesërme në orën 09:00, Partia Demokratike do të nisë firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e një koalicioni opozitar.Disa nga partitë nëns...