Politike

Agron Duka tregon detaje nga marrëveshja me PD-në: Do punojmë më shumë për fermerët

23 Prill 2019, 07:42 Nga DOSJA
Agron Duka tregon detaje nga marrëveshja me PD-në: Do punojmë

TIRANË- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Partinë Demokratike ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat.

Para gazetarëve Duka tha se pakti është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe se do të punojnë më shumë për fermerët në Shqipëri.

“Ne folur për rrugën e zgjedhje të ndershme dhe asnjë nga ne nuk do të çedojë në rrugën e zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne diskutuam dhe për detaje të tjera. Biseduam që në këtë koalicion të punojmë më shumë për fermerët shqiptarë dhe  problemet që ata kanë sot”, tha Duka.

Sot, Partia Demokratike zyrtarizoi koalicionin me partitë opozitare. Marrëveshja me 6 aleatët përmban 10 pika. Në pakt theksohet se asnjë nga partitë nuk do të regjistrohet në zgjedhje nëse nuk ka garanci se ato do të jenë të lira. Aleatët e Bashës, thanë se nuk ka zgjedhje pa larguar qeverinë Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron duka koalicioni opozitar lulzim basha zgjedhje pa opoziten agron duka koalicioni opozitar lulzim basha zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2019, 21:46

PD krijon nesër koalicionin opozitar

TIRANË– Ditën e nesërme në orën 09:00, Partia Demokratike do të nisë firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e një koalicioni opozitar.Disa nga partitë nëns...