Sport

Ditën e dielë luajnë ndaj Interit , te Torino ka panik për koronavirusin, një tjetër futbollist shqiptar me COVID-19

20 Nëntor 2020, 19:52 Nga DOSJA
Ditën e dielë luajnë ndaj Interit , te Torino ka panik për

TORINO– Ditën e dielë Torino do të luajë në Milano ndaj Interit për javën e 8-të të kampionatit italian. Një lajm në orët e fundit ka tronditur klubin granata ku trajneri Marco Giampaolo dhe dy futbollistë kanë rezultuar pozitivë në tamponët që kanë kryer ditën e djeshme.

Njëri prej tyre është futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Mërgim Vojvoda, megjithëse klubi ende nuk ka bërë të ditur emrat e futbollistëve. Ndërkohë sot i gjithë grupi i lojtarëve dhe stafi teknik u janë nënshtruar sërish tamponëve, ndërsa Giampaolo “kryqëzon gishtat” për të mos pasur të prekur të tjerë, pasi do të bëhej vërtetë e vështirë transferta ndaj Interit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter mergim vojvoda torino inter mergim vojvoda torino

Sondazh

Poll