Sport

Trajneri Dede: “Vllaznia-Tirana, bukuria e futbollit shqiptar. Le të fitojë më i zoti!”

20 Nëntor 2020, 16:21 Nga DOSJA
Trajneri Dede: “Vllaznia-Tirana, bukuria e futbollit shqiptar. Le të

TIRANE – Trajneri i bardhebluve, Nevil Dede ka dalë sot në konferencë për shtyp përpara “klasikes” së Shqipërisë, Vllaznia-Tirana. Ndërkohë ai ka folur edhe për largimin e Kobinah, ndërsa preku disa tema dhe jo vetëm për ndeshjen e radhës.

Seanca e parë stërvitore? “Deri tani kemi punuar mirë. Jam i kënaqur shumë nga grupi. Lojtarët që erdhën nga ekipet kombëtare janë në gjendje të mirë. Kjo na bën të besojmë se grupi ka marrë formë. Urime për kombëtaren që doli e para në grup, por dhe për të gjithë futbollin shqiptar. Shqipëria lartësohet shumë përmes futbollit”.                             Kampionati dhe Vllaznia? “Kampionati është një maratonë e gjatë, ka vështirësi rrugës është garë me pengesa. Në këtë situatë, është e rëndësishem që grupi të ndihet mirë. Të vërtetat nuk i mbulojmë dot. Është e vërtetë që kemi ca probleme. Ne mendojmë të kemi elementët e duhur për të shkuar në Shkodër dhe për të fituar gjithmonë. Përballemi me një skuadër, tradita dihet, respekti është reciprok. Ka qenë historikisht mes dy klubeve. Ambjenti është perfekt për të luajtur një ndeshje futbolli dhe për t’u shprehur le të fitojë ai më i zoti. Është bukuri e futbollit shqiptar. Kjo “klasike” i jep një interes më të madh mediatik dhe komunitetit sportiv”.

Shitja e Kobinah? “Interesat e klubit për Kobinah janë të tilla, që mund të largohej me parametra zero, gjë e pa pranueshme për projektin që ka ky klub. Pas diskutimeve frytdhënëse arritëm në konkluzion, se më e mira ishte që të mos humbisnim”.

Formacioni? “E rëndësishme është që ne jemi mirë, grupi është i plotë. Nuk ka rëndësi emrat që do të zbresin nesër në fushë. Do jetë ai që e meriton, i huaj apo shqiptar”.

Gjendja e ekipit? “E keni ndjekur prezantimin tim. Kam bërë vetëm një seancë të premten. Jo pa qëllim e lashë pushim skuadrën të shtunën dhe të dielën. U thashë një battue, me shaka: “Shkoni karikoni bateritë për telefonin. Shijoni fundjavën e këndshme dhe të jemi të karikuar për javën që vjen dhe optimizmi”.

Tirana e Dedes? “Nuk mund të bëj gjithçka brenda një jave. Kampionati fatmirësisht sapo ka filluar. Kemi gjithë kohën në dispozicion. Do të kem mundësinë ta njoh më mirë skaudrën. Çdokush ta kuptojë mirë në këtë klub, se siç ka jetuar suksese, duhet të përjetojë dhe ca ndjenja se çfarë përfaqëson ky klub dhe këto ngjyra. Dashuri, për këtë fanellë, për këto ngjyra dhe ndjenja. Kur fillon, besimi, mbaron arsyeja. Me këtë frymë shkojmë nesër në Shkodër”, deklaroi trajneri Dede në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Vllaznisë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bardheblute kobinah ndeshja ndaj vllaznise nevil dede trajneri dede triana vllaznia bardheblute kobinah ndeshja ndaj vllaznise nevil dede trajneri dede triana vllaznia

Sondazh

Poll