Sport

Napoli humbet pjesët në ndeshjen kundër Milanit, Amir Rrahmani i bashkohet Hysajt në izolim

20 Nëntor 2020, 16:03 Nga DOSJA
Napoli humbet pjesët në ndeshjen kundër Milanit, Amir Rrahmani i

NAPOLI-Napoli do të duhet të bëjë pa Amir Rrahmani për ndeshjen e madhe të së dielës mbrëma kundër Milanit. Mbrojtësi kosovar, tashmë jashtë për shkak të dëmtimit në ndeshjen e fundit me ekipin e tij kombëtar kundër Moldavisë, megjithatë doli pozitiv për Covid-19 në kthimin e tij në Itali.

Përveç Rrahmanit e Hysajt, Gattuso nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen me Milanin, as sulmuesin nigerian Victor Osimhen, që ka pësuar një dëmtim në shpatull dhe me shumë mundësi as portierin Ospina, i cili ka ardhur nga kombëtarja me problem fizike.

Gjithsesi organika e Napolit është mjaftueshëm e pasur me futbollistë cilësorë dhe në vendin e Ospinës pritet të luajë portieri i talentuar Meret, ndërsa në sulm do të luajë si “pykë” belgu Mertens dhe pas tij, Piotr Zielinski.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport napoli rrahmani napoli rrahmani

Sondazh

Poll