Sport

Brdariç: “Di që kemi mundësi për të marrë 3 pikët, do ta shijojmë këtë ndeshje”

20 Nëntor 2020, 16:38 Nga DOSJA
Brdariç: “Di që kemi mundësi për të marrë

SHKODER – Trajneri gjerman i Vllaznisë, Tomas Brdariç u shfaq i qetë dhe optimist në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Tiranës, duke theksuar në fjalën e tij se futbollistët shkodranë janë në një moment shumë të mirë.

“Mjaft mirë, lojtarët kanë besim. Po punojnë shumë fort për të arritur qëllimin. E di që vëmendja është te ndeshja e nesërme. Duhet të dimë dhe të jemi të sigurtë. Luajmë nesër me kampionët, e dimë që duhet të jemi të përulur, të thjeshtë dhe shumë të motivuar për të luajtur kundër tyre. Duhet të sigurohemi kush jemi dhe të jemi vendimtarë”.

Prova e vërtetë? “Jo, nuk është kjo prova e vërtetë. Kur kemi hapur këtë kapitull, jemi të përqëndruar. Çdo ndeshje për ne është e veçantë. E di çfarë rëndësie ka për qytetin, por është vetëm një ndeshje. Duhet të dimë si ta menaxhojmë”.

Tirana? “Kemi shumë respekt për kundërshtarin. Për mua është vendimtare mënyra si duhet të përgatitemi. Jemi mirë. Është një ndjesi e mirë, e di që kemi një mundësi për të marrë 3 pikë. Do ta shijojmë këtë ndeshje”.

I kënaqur me barazimin? “Po luftojmë për pikë. Do ta shikojmë pas takimit nëse kemi marrë atë që duam. Do të luftojmë shumë, do të jetë një betejë e vërtetë. E dimë si do të luajmë kundër tyre. Nuk duhet të flasim shumë, por të bëjmë një paraqitje të mirë”, deklaroi trajneri i kuqebluve shkodranë Brdariç.

Nesër, në orën 16:45, Vllaznia do të përballet në stadiumin “Loro Boriçi” me bardheblutë e Tiranës, në kuadër të javës së 3-të të Kampionatit të 82-të të Superiores.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bardheblute e tiranes java e 3-te e kampionatit kuqeblute shkodrane stadiumi loro borici thomas brdaric. tirana vllaznia bardheblute e tiranes java e 3-te e kampionatit kuqeblute shkodrane stadiumi loro borici thomas brdaric. tirana vllaznia

Sondazh

Poll