Sport

De Biazi tregon një kuriozitet për fillimet e karrierës së tij si trajner

20 Nëntor 2020, 17:21 Nga DOSJA
De Biazi tregon një kuriozitet për fillimet e karrierës së

ITALI – Pas Çezare Prandelit është radha e ish-trajnerit të kombëtares, Xhani de Biazi, për të treguar rëndësinë e përgatitësit altetik, kursit të ri që do të fillojë Federata Shqiptare e Futbollit, bazuar kjo në domosdoshmërinë e këtij roli në stafin teknik të një skuadre.

“Përshëndetje të gjithë miqtë e mi shqiptarë! Mësova se Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një kurs për përgatitës atletik, një figurë vërtetë e rëndësishme në panoramën futbollistike botërore.

Kur unë nisa karrierën bëja edhe trajnerin edhe përgatitësin atletik njëherësh dhe ka qenë një eksperiencë që më ka shërbyer shumë. Por duhet të them, se sot nuk do të punoja pa një përgatitës atletik, edhe sepse procesi i zhvillimit të futbollit, dhe konkretisht i futbollit shqiptar, kalon përmes vlerësimit të punës tuaj, të përgatitësve atletikë.

Kësisoj, uroj që me ndihmën e FSHF-së, që ka organizuar këtë kurs dhe me ndihmën e mikut tim Xhixhi (Luigi Febrari), një person i besueshëm dhe tejet i aftë, të bëni një përgatitje sa më të mirë. Ju përqafoj dhe gjithmonë forca Shqipëria!”, – thotë De Biasi në mesazhin e tij.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll