Sport

E ardhmja e Donnarummas mund të varet nga kualifikimi në Champions League, Raiola mund të përdorë klauzolën e largimit

20 Nëntor 2020, 16:26 Nga DOSJA
E ardhmja e Donnarummas mund të varet nga kualifikimi në Champions

MILANO– Objektivi i drejtuesve të Milanit gjatë kësaj peridhe është rinovimi i kontratës me portierin Gianluigi Donnaruma. Kontrata e portierit skadon më qershor të vitit 2021 dhe në këtë aspeket Gazidis dhe Maldini do të duhet të punojnë për të bindur lojtarin të rinovojë edhe për 3-4 vjet të tjera.

Aktualisht paga që i ofron Milani portierit është 6 milionë euro në sezon, ndërsa nga ana tjetër agjenti Mino Raiola  kërkon pagë më të lartë për klientin e tij, ndërkohë që vijon të përflitet ende për klauzolën e largimit nëse nuk arrihet objektivi Champions League.

Javën e ardhshme palët do të ulen në tavolinë dhe do të mësohet më tepër, por gjasat janë që Donnarumma të rinovojë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport donnarumma milan mino raiola donnarumma milan mino raiola

Sondazh

Poll