Sport

Guardiola kundër rrymës, tekniku spanjoll e pranon hapur: Dua që Messi të përfundojë karrierën te Barcelona

20 Nëntor 2020, 18:40 Nga DOSJA
Guardiola kundër rrymës, tekniku spanjoll e pranon hapur: Dua që

SPANJË– Pep Guardiola ka firmosur kontratën e re me Manchester City-n. Tekniku spanjoll do të jetë trajner i “qytetarëve” deri në vitin 2023. Klubi anglez nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, i kanë dhënë fund hamendësimeve mbi të ardhmen e trajnerit spanjoll, i cili e mori drejtimin e skuadrës në vitin 2016.

Guardiola, çuditi të gjithë me deklaratën e tij sa i përket të ardhmes së Leo Messit: Si tifoz që jam dua që Messi të qëndrojë në Barcelonë. Unë i jam mirënjohës Barcelonës për atë që ka bërë për mua, një klub që më dha gjithçka, po e them 1000 herë, dua që Messi të përfundojë karrierën te Barcelona.

Një deklaratë që realisht ka çuditur të gjithë, pasi në merkaton e verës futbollisti argjentinas ishte pranë kalimit te Manchester City.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leo messi pep guardiola leo messi pep guardiola

Sondazh

Poll