Sport

“Ne e dimë shumë mirë se çfarë force kemi, kush jemi dhe çfarë do të bëjmë.”

20 Nëntor 2020, 17:32 Nga DOSJA
“Ne e dimë shumë mirë se çfarë force kemi, kush

DURRES – Teuta, nesër, në orën 16:45, do të presë në stadiumin “Niko Dovana” skuadrën e Kukësit, për javën e 3-të të Superiores. Gjithsesi, “djemtë e detit” nuk e fshehin synimin e tyre për 3 pikët, për të vijuar rrugën drejt synimeve sezonale që ata kanë. Këtë la të nënkuptonte trajneri i skuadrës durrsake, Edi Martini, gjatë konferencës për shtyp për këtë takim.

Kukësi? “E njohim mirë, edhe pse ka ndryshuar shumë. Është një ekip mjaft i mirë dhe cilësor, kanë një trajner të mirë dhe e dimë që do jetë një ndeshje tepër e vështirë. Gjithsesi, e dimë se çfarë duhet të bëjmë”.

Sekreti? “Ne kemi grupin kryesor, klubi është i pari, individi vjen më pas. Lojtarët duhet të japin maksimumin për aq minuta do të futen në fushë. Dëshira e çdo njërit është të luajë, trajneri duhet ta kuptojë një gjë të tillë.”

Karabeci-Daja? “Nuk dua të flas me emra, parësor është ekipi. Për mua të gjithë lojtarët janë njësoj. Ata që do të bëjnë më mirë gjatë javës do të jenë në lojë. Të dy janë lojtarë mjaft të nevojshëm për ekipin, gjithsesi, për momentin, ne kemi një ekip mjaft të mirë. Dy qendrat e mesfushës, si Aleksi dhe Avdyli, po bëjnë mjaft mirë.”

Kampionati? “Ne do të luajmë futbollin që dimë të bëjmë dhe do të japim maksimumin në çdo ndeshje. Ne jemi të qartë dhe e dimë shumë mirë se çfarë force kemi, kush jemi dhe çfarë do bëjmë.”

Vila? “Kemi një dëmtim të Emiljano Vilës, i cili nuk u stërvit dje dhe pardje me ekipin. Duke njohur karakterin dhe grintën që ai ka, besoj se do të jetë në fushë nesër. Edhe nëse nuk do të jetë, kemi mjaft lojtarë të tjerë”,– tha ndër të tjera në këtë konferencë për shtyp trajneri shkodran i Teutës, Edi Martini.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport djemte e detit durrsaket emiljano vila java e 3-te e kampionatit kukesi stadiumi ”niko dovana” teuta trajneri edi martini djemte e detit durrsaket emiljano vila java e 3-te e kampionatit kukesi stadiumi ”niko dovana” teuta trajneri edi martini

Sondazh

Poll