Sport

“Luftë nervash” në distancë, Andi Lila i kundërpërgjigjet Kryetarit të Bashkisë Kavajë: Të ftoj të bëhesh burrë

20 Nëntor 2020, 09:44 Nga DOSJA
“Luftë nervash” në distancë, Andi Lila i

KAVAJË– Nga një çështje sportive, tani është kthyer në politike. Po flasim për rastin e Andi Lilës i cili vetëm dy ditë më parë ishte pjesë e një debati me dy zyrtarë të Bashkisë Kavajë. Ish-futbollisti i Kombëtares, tashmë pjesë e listave të Partisë Demokratike si kandidat për deputet në Kavajë është përzënë nga ‘Fusha e Vjetër’ e qytetit teksa jepte intervistë. ila shihet teksa komunikon me një polic bashkiak dhe një tjetër person me emrin Aldo, që i thotë troç se është politikë dhe se duhet të largohet nga fusha e blertë.

Për herë të parë në lidhje me këtë incident reagoi edhe Kryetari i Bashkisë Kavajë, Redian Krali. Me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Krali zvogëlon çështjen duke theksuar se veprimi nuk ka prapavijë politike. Ndërsa ditën e sotme Andi Lila me anë të një postimi në Instagram shprehu të gjithë indinjatën e tij.

 

 

 

A post shared by Andi Lila (@andilila)

POSTIMI I PLOTË

Per ty kryetari ilegjitim i Bashkisë Kavajë që paske filluar punë edhe si numërues votash tek PD-ja.

Te ftoj të bëhesh burrë siç duhet të jetë një Kryetar Bashkie.

Trego forcë karakteri, prano urdhërin e gabuar që ju dhe vartësve të tu dhe për këtë kërko falje: Jo Andi Lilës por qytetarëve të Kavajës të cilër i ndave, me ty e kundër teje.

Justifikimi që i bën një urdhëri të gabuar nga gabim e kthen në faj .

Justifikimi qê ngre se: paskam penguar “shpërqëndruar” stërvitjen e ekipit të fëmijëve është mjeran dhe tregon mangësi intelektuale.

Z.Krajli mos mashtroni pasi me zë e figurë u pa qartë arsyja përse mu kërkua largimi nga fusha e futbollit,

Duke u justifikuar me këto argumenta bajate ju jo vetëm nuk po kontribuoni në shuarjen e ndasisë politike që ju keni mbjellë në Kavajë por po i fryni më shumë këtij zjarri.

Nuk dua ta zgjas më këtë debat pasi vlerësoj se me bashkëqytetaret e mi Kavajas janë shumë më shumë gjërat që me bashkojnë se ato që më ndajnë dhe aq më pak politika.

Sigurisht që bashkë mund ta sqarojmë këtë çështje edhe në organet ligjore por jam i bindur se në fund fajin do t’ja hidhni vartësve tuaj gjë të cilën e paraprini dhe në postimin tuaj duke thënë se “Kryetari delegon nuk urdhëron “. Unë absolutisht nuk dua që për urdhërat tuaj të paligjshme të penalizohen ata çuna që erdhën të turpëruar pasi unë jam plotësisht i bindur se ata nuk kanë faj pasi kanë zbatuar urdhërin tuaj, pra fajtor jeni vetëm ju.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andi lila bashkia kavajë redian krali andi lila bashkia kavajë redian krali

Sondazh

Poll