Sport

Në Barcelonë ndihen të frikësuar, Guardiola rinovon me Manchester City-n: Messi mund të transferohet në Angli që në muaj

20 Nëntor 2020, 12:54 Nga DOSJA
Në Barcelonë ndihen të frikësuar, Guardiola rinovon me

ANGLI-Pep Guardiola ka firmosur kontratën e re me Manchester City-n. Tekniku spanjoll do të jetë trajner i “qytetarëve” deri në vitin 2023. Klubi anglez nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, i kanë dhënë fund hamendësimeve mbi të ardhmen e trajnerit spanjoll, i cili e mori drejtimin e skuadrës në vitin 2016. Në përfundim të kontratës së re, Pep do të ketë kaluar plot 7 sezone te Manchester City.

Jehona e nënshkrimit të kontratës se të Pepit me Manchester City-n do të ketë shqetësuar ambientin te Barcelona, ku shtohet frika për largimin e Lionel Messit. Ditët e fundit në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se një nga kushtet kryesore që 6 herë fituesi i Topit të Artë kishte për t’u transferuar në “Etihad” ishte qëndrimi i Pep Guardiolës.

Sipas “The Sun” operacioni për transferimin e Messit që në muajin janar do të thotë 55-60 milionë euro në arkat e klubit spanjoll. Një frymarje ekonomike për spanjollët, për të rimbushur arkën të dëmtuar nga koronavirusi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport messi pep guardiola messi pep guardiola

Sondazh

Poll