Sport

Thomas Strakosha del nga “tuneli i koronavirusit”, Lazio jep lajmin e mirë për portierin shqiptar

20 Nëntor 2020, 09:19 Nga DOSJA
Thomas Strakosha del nga “tuneli i koronavirusit”, Lazio jep lajmin

ROMË-Një tjetër lajm i mirë për Lazion: pas shërimit të Ciro Immobile-s nga COVID-19 edhe Thomas Strakosha rezulton negativ në tamponin e rradhës. Nëse dje sulmuesi kishte kaluar vizitat për t’u bashkuar përsëri me grupin, sot ishte radha e portierit: tampon negativ dhe teste mjekësore në klinikën Paideia në Romë.

Pas orvatjeve dhe izolimit të gjatë, Strakosha është drejtuar mëngjesin e së premtes në klinikën e Lazios ku zhvilloi testet rutinë përpara nisjes së seancës stërvitore në prag të transfertës së Crotones.

 

? Visite mediche per Thomas #Strakosha in @ClinicaPaideia pic.twitter.com/vvjHlYwuif

— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) November 20, 2020

Nuk do të jetë aspak e lehtë për Strakoshën të rikthehet titullar në katërklëndëshin e Lazios pas në 4 ndeshjet e fundit, Pepe Reina ka dhënë sinjale pozitive në adresë të trajnerit Simone Inzaghi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio strakosha lazio strakosha

Sondazh

Poll