Aktualitet

“Polici është fytyra e të gjithëve”, Lleshaj nga Malësia e Madhe: Nuk po gjejmë denoncuesin e ngjarjes

12 Shkurt 2019, 08:55 Nga DOSJA

SHKODËR- Një ditë pas publikimit të një videoje ku një efektiv policie në Gruemirë në Malësinë e Madhe shfaqej duke bërë veprime të turpshme, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar në Malësinë e Madhe.

Dosja.al mëson se Lleshaj është shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe është pritur nga kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj.

Kjo vizitë bëhet pasi ditën e djeshme një polic ishte filmuar duke ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur dhe bënte veprime të turpshme para kamerave.

Pas vizitës në Malësinë e Madhe, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se po kërkohet denoncuesi i kësaj ngjarje dhe nuk po gjendet.

DEKLARATA E LLESHAJT PËR MEDIAT

Keni një koment për videon e policit?

Fytyra e policëve është e imja dhe e juaja, është fytyra e të gjithëve.

A ju përfaqëson ai polic?

Kush polic? Ai është një i arrestuar.

Flitet se nuk i është pranuar denoncimi vajzës?

Kjo nuk është e vërtetë. Polcia po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetje themelere është: Kush është denoncuesi?. Fakti që nuk kemi denounces është pyetja dhe ne do ta sqarojmë shumë shpejt.

Polici i arrestuar, Berhan Bajrakurti

Lleshaj po gjatë ditës së djeshme në një reagim e quajti policin pervers dhe përgëzoi efektivët që e arrestuan.

ARRESTIMI I POLICIT

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar në ambjent te mbyllur kjo e dokumentuar nga kqyrja e banesës.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berhan bajrakuti ngacmim seksual polici i arrestuar ne malesine e madhe sander lleshaj video erotike berhan bajrakuti ngacmim seksual polici i arrestuar ne malesine e madhe sander lleshaj video erotike

Sondazh

Poll