Aktualitet

Autor i disa vjedhjeve, bie në pranga 24-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij

12 Shkurt 2019, 08:37 Nga DOSJA
Autor i disa vjedhjeve, bie në pranga 24-vjeçari, në

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se është autori i disa vjedhjeve të ndodhura në kohë të ndryshme.

Në një njoftim për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se janë zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura më parç dhe përveç arrestimit të 24-vjeçarit kanë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorve të vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët e Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë arrestimin e shtetasit: I.J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës.(i dënuar më parë për vjedhje)”, shkruan me tëj Policia.

Shtetasi I.J. 24 në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S.

“Nga veprimet hetimore të kryera, nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në 3 banesa në Peqin, si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sëbashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme”, përfudnon njoftimi i uniformave blu.

Vjedhjet në vend janë bërë një problem pasi ky vit ka pasur shumë raste të tilla ende të pa zbardhura. Vetëm pak javë më parë në Korçë dhe Tepelenë, u regjistruan një sërë grabitjesh gjatë natës, ku pre rad he një bankë e nivelit të dytë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2 persona shpallen ne kerkim 24 vjeç arresohet ne flagrance arrestohet i.j. banda e grabitesve 2 persona shpallen ne kerkim 24 vjeç arresohet ne flagrance arrestohet i.j. banda e grabitesve

Sondazh

Poll