Aktualitet

Prokurorja që qau pas shkarkimit nga Vettingu çon çështjen në Strasburg

12 Shkurt 2019, 07:48 Nga DOSJA
Prokurorja që qau pas shkarkimit nga Vettingu çon

Prokurorja e shkarkuar nga të dyja shkallët e Vettingut, Besa Nikhasani, nuk ka rënë dakord me këtë vendim dhe ka dërguar çëshjten e saj në Gjykatën e Strasburgut.

Pasi u shkarkuar nga Komisioni i Pavaruaur i Kualifikim dhe u konfirmua largimi i saj nga detyra nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, Nikhasani, duket se nuk është dorëzuar.

Në një document të siguruar nga Dosja.al që mban datën 25 janar 2019, shihet se ish-prokurorja e Shkodrës, çësthjen e saj e ka dërguar në Strasburg.

Në një dokumentin e dorëzuar në Gjykatyën e Strasburgut, nga ish-prokurorja si bazë janë marrë disa shembuj ku hetues në vende të ndryshme kanë fituar kundër shtetit të tyre pasi janë shkarkuar nga detyra.

SHKARKIMI I NIKHASANIT

Prokurorja shkodrane ishte e para punonjëse e akuzës që ra në rrjetën e Vettingut, pasi sipas KPK  dhe KPA ajo nuk justfikonte pasurinë.

Trupa e KPA e përbërë nga Sokol Çomo, relatorja Albana Shtylla dhe anëtarë: Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari vlerësoi të ligjshëm shkarkimin e prokurores Nikhasani seancën e 20 prillit pasi nuk justifikonte pasurinë. ​

Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dot dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë me vlerë rreth 20 mijë euro. Pas kësaj seance të Vettingut, Nikhasani nuk e priti mirë vendimin dhe shpërtheu në lot në deklaratën para mediave ku delaroi se ka punuar me ndershmëri edhe pse i kanë vendosur edhe tritol në banesë.

DEKLARATA PAS SHKARKIMIT

“Të betohem unë kam deklaruar vetëm rrogën time, se në fillimet tona nuk e kam ditur se duhet deklaruar gjithçka çfarë ke. Që në 2004 kam deklaruar shtëpi e pa hipotekuar në Lezhë. Betohem! Me shku tek Zoti dhe në hënë, jam e pakorruptuar. Më gjeni një dosje që kam shkelur ligjin.  Që në 2004 kam deklaruar shtëpinë e pa hipotekuar në Lezhë, të gjithë këtë adresë e kanë të gjithë, edhe ILDKP. Edhe 10 dynymët e tokës së burrit në fshatin Rrilë në Lezhë pse nuk i shihni?

Nuk jam e korruptuar. Më gjeni një dosje që kam bërë një shkelje. Do të ndjek rrugën ligjore, do të apeloj vendimin, pasi është e drejta ime. Jam kurioze të di cfarë është shkruar në vendim. Nëse kam pasuri të pajustifikuar nga e mora unë, kur nuk kam shkelur ligjin. Kam 14 vite që shkoj nga Tirana në Shkodër. Kam pasur vetëm 1 vit, 43 vrasje kur ka qenë kryeprokurore Ina Rama, kam punuar dite e nate.

I jam përkushtuar detyrës duke lënë mënjanë fëmijët e mi. Më kanë vënë tritol tek shtëpia dhe makina, ngjarja nuk është zbardhur. Këta thonë që ke furositradë, po me ça të shkoj në Shkodër? Me ‘Golf’ do shkoj? Më kanë hedh në kanal. Nuk kemi një llogari kursimi. Është e drejtë kjo? Po pres arsyetimin pse jam shkarkuar, nuk ma ka marrë mendja se do të shkarkohem.”, tha mes lotëve dhe me zë të dridhur prokurorja Nikhasani, pasi ju komunikua vendimi që ishte pezulluar nga detyra.

Kujojmë se nga Vettingu, shumë prokurorë dhe gjyqtarë janë shkarkuar, por ky ësthë rasti i parë që çështje shkon deri në Strasburg.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nikhasani çon shkarkimin ne strasburg nikhasani kerkon rikthim porkurorja qe qau prokuorja ankimon vendim e kpk prokurorja kunder kpk e kpa nikhasani çon shkarkimin ne strasburg nikhasani kerkon rikthim porkurorja qe qau prokuorja ankimon vendim e kpk prokurorja kunder kpk e kpa

Sondazh

Poll