Aktualitet

Me uniformë dhe i prangosur, dalin pamjet nga arrestimi i policit në Malësinë e Madhe

12 Shkurt 2019, 06:30 Nga DOSJA
Me uniformë dhe i prangosur, dalin pamjet nga arrestimi i policit në

Pas arrestimit në Malësinë e Madhe të efektivit të policisë Berhan Bajrakurti, i cili u shfaq në një video teksa bënte veprime të turpshme në telefon me një të mitur 15 vjeçare, janë publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimit.  Bajraktari shfaqet i veshur me uniformë policie, i prangosur teksa shoqërohet në ambientet e komisariatit. 

SHÇBA njofton se nuk janë evidentuar fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas për rastin në fjalë.

Për këtë ngjarje ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se policët nuk janë të tij por të Shqipërisë. Ai deklaroi një ditë më parë se një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk njollos askënd veç vetes së tij. (Lexo këtu)

Njoftimi i SHÇBA-së:

Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.

Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie.

SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione per kete rast apo raste te tjera te denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.

SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Video nga arrestimi i policit: 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berhan bajraktari malesi e madhe ngacmim seksual i te mitures shçba reagim berhan bajraktari malesi e madhe ngacmim seksual i te mitures shçba reagim

Sondazh

Poll