Aktualitet

Ministrja i propozon të bëhet këshilltarja e saj, aktivistja e njohur ka një përgjigje për të dhënë

12 Shkurt 2019, 10:21 Nga DOSJA
Ministrja i propozon të bëhet këshilltarja e saj, aktivistja e

Ministrja e re e Kulturës, Eva Margariti pak kohë më parë ftoi aktivisten e njohur, Elona Caslli që të ishte këshilltarja e saj në Ministri, si një nga aktivistet më aktive.

Pas një viti protestave të njëpasnjëshme për Teatrin Kombëtar, Elona e ka ftuar ministren të bisedojnë në Sheshin e teatrit Kombëtar, e mesa duket vendimi për të mos e pranuar ftesën e saj, pasi është e bindur se do të qëndrojë pranë artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Elona Caslli në profilin e saj në Facebook, përmes një shkrimi e ka ftuar Ministren e Kulturës të takohen në sheshin e Teatrit Kombëtar dhe të diskutojë me artistët. Ja si shkruante ajo në postimin e saj:

Takohemi në sheshin e Teatrit Kombëtar Znj. Ministre. Duke qenë se përmes një medium njerëzor, më përcollët konsideratën Tuaj të lartë Znj. Ministre dhe më ftuat të isha Këshilltarja juaj në Ministrinë e Kulturës, e quaj të dobishme që t’ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar, ku unë, gjendem çdo mbrëmje. 

Medium njerëzor, nënvizoi faktin se ju i çmoni “zërat kundër” dhe jeni e hapur për bashkëpunim kurdo dhe kudo. Nëse përkushtimi Juaj ndaj kulturës dhe artit shqiptar është i përveçëm, atëherë Ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar në orën 18:30 çdo mbrëmje. Aty do të keni rastin të takoheni me artistë, të cilët, me punënë e tyre e kanë identifikuar Shqipërinë në kontekst europian. Artistë, të cilët përfaqësojnë hartën kulturore të Shqipërisë në Europë. Jam e bindur se një bisedë e gjatë me ta, do të kthjellonte vizionin dhe misionin Tuaj.

Post scriptum- Ju falenderoj paraprakisht për vëmendjen dhe vlerësimin. Nuk mund t’I përgjigjem pozitivisht ftesës Suaj, pasi unë besoj, se Këshilla më e mirë për Artin buron vetëm nga Sheshi I Teatrit Kombëtar. Sinqerisht, Elona Caslli.”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet #elona caslli per teatrin #eva margariti #per teatrin #elona caslli per teatrin #eva margariti #per teatrin

Sondazh

Poll