Aktualitet

Reshjet e dëborës, 4 akset rrugore në vend ku qarkullohet me zhinxhirë

12 Shkurt 2019, 08:41 Nga DOSJA
Reshjet e dëborës, 4 akset rrugore në vend ku qarkullohet me

Temperaturat janë ulur dhe në disa zona të vendit janë rikthyer reshjet e dëborë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen në akset rrugore të vendit  dhe njofton se në 4 akse rrugore në vend duhet të automjetet që lëvizin me zhinxhirë.

Sipas ARRSH-së, Ura e Cerenecit – Stebleve, Trebisht – Dogane, Qafë Bualli-Krastë, Kuben-Vasie, janë akset është e  nevojshme të qarkullohet me zhinxhirë.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë bore.

?Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore.
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

?Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin.

Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

?Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

?Qarkullohet me zinxhir në rrugët:
Ura e Cerenecit – Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm bore.
Trebisht – Dogane, ka pasur rreth 5-10 cm bore.
Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm bore.
Kuben-Vasie, ka rreth 40 cm bore.
Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh-ja gjendja e rrugëve reshjet e debores arrsh-ja gjendja e rrugëve reshjet e debores

Sondazh

Poll