Aktualitet

Silva Bino: Mësohuni me maskat, do t’i mbani edhe pas daljes së vaksinës

19 Nëntor 2020, 13:17 Nga DOSJA
Silva Bino: Mësohuni me maskat, do t’i mbani edhe pas daljes së

TIRANË– Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino i bën thirrje të rinjve që të mbajnë maska në mënyrë që të mos bëhen shkas i vdekjes së një personi tjetër.

Gjatë fjalës së saj të mbajtur në konferencën për mediat në lidhje me pandeminë, krah ministres Manastirliu, Bino u shpreh se impakti që maskat kanë do të shihet në ditët në vijim. Ndërsa tha se do të mbahen dhe pas daljes së vaksinës.

‘Mbani maskat, të rinjtë bëhen shaks për vdekjen e një personi që është më vulnerabël, i cili më vjen keq ta them këtë, por shkon drejt fatalitetit. Maska do të mbahet edhe pas daljes së vaksinës, deri sa të shohim që do japë efekt. Impakti i masave që kemi marrë do të shihet më vonë. Nuk mund t’i shohim direkt, por do të vëmë re sheshimin e kurbës.’– shprehet Bino.

LAJM I MADH: Manastirliut i ‘bie maska e detyrueshme’, s’i dalin shifrat: Sapo shënuam javën me më shumë vdekje! Ilaçet e rimbursueshme i vendosin mjekët. Binos i merret fryma: Mësohuni se do i mbani dhe pas daljes së vaksinë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet manastirliu me gazetaret 19 nentor 2020 silva bino manastirliu me gazetaret 19 nentor 2020 silva bino

Sondazh

Poll