Aktualitet

Manastirliut i ‘bie maska e detyrueshme’, s’i dalin shifrat: Sapo shënuam javën me më shumë vdekje! Ilaçet e rimbursu

19 Nëntor 2020, 12:50 Nga DOSJA
Manastirliut i ‘bie maska e detyrueshme’, s’i dalin shifrat:

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë u tregua e prerë kur tha se skema e rimbursimit të medikamenteve nuk do të jetë për të gjithë pacientët, siç ata do ta parashtrojnë situatën. Në një konferencë me gazetarët, Manastirliu u bëri thirrje që të gjithë qytetarëve që të drejtohen tek mjekët e familjes për rimbursimin e medikamenteve të Covid-19.

Ministrja shtoi më tej se ilaçet që do t’i rimbursohen pacientit, do të zgjidhen vetëm nga mjeku i familjes, dhe ji nga pacienti. Referuar situatës së deri më tanishme, Manastirliu këmbunguli në mbajtjen e maskave, edhe pse me gojën e saj pranoi se java që lamë pas, ishte java me më shumë vdekje. 


Manastirliu tha në mënyrë zhargon se nuk është puna që të dalin e të ‘falin ilaçe’, por t’i kushtohet rëndësi faktit se sa mirë do të bëjnë këto ilaçe. 

“Duam të sqarojmë të gjitha ato pikat kyçe që të gjithë qytetarët duan të dinë se çfarë hapash do të ndërmarrim. Aktualisht kemi të konfirmuar 29 mijë e 837 raste. Prej rasteve të konfirmuara në javën e 46, 52 % janë femra dhe 48 % meshkuj. Përsa u përket fataliteteve kemi 646 humbje jete dhe vlerësohet se java e 46 është java që kemi patur dhe një numër të lartë fatalitetesh, që korrenspondojnë 22.7 vdekje për 100 mijë banorë. Vetëm 15-20% të kapaciteteve spitalore janë të lira. Situata në spitale në 3 strukturat e dedikuara aktualisht, kemi të zëna 420 shtretër, rreth 20 përqind është e lirë. Struktura e katërt është gati për pacientët. Kemi marrë 13 masa përgjatë gjithë kësaj periudhe 9 mujore duke filluar nga marsi me vendosjen e masave të izolimit total. Gjithsesi maskat janë të detyrueshme dhe po e kryejnë funksionin e tyre,”- tha Manastirliu.

Me fjalët e kryeministrit Edi Rama, Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve që të drejtoheshin vetëm tek mjekët e familjes dhe tu besonin vetëm atyre, duke u bërë kështu ‘DISS’ spitaleve private.

Ajo që u vu re ishte se gjatë konferencës, Silva Binos i merrej fryma. Shefes së epidemiologjisë iu krijua vështirësi në frymëmarrje teksa fliste, edhe pse ka pothuajse dy muaj që e ka kaluar Covid-19. Referuar maskave, Bino tha se qytetarët duhet të mësohen sepse do t’i mbajnë ata edhe pas daljes së vaksinës

(f/m/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet manastirliu me gazetaret 19 nentor 2020 ogerta manastirliu rimbursimi i barnave covid manastirliu me gazetaret 19 nentor 2020 ogerta manastirliu rimbursimi i barnave covid

Sondazh

Poll