Aktualitet

Grabitje në Tiranë, 55-vjeçares që jetonte vetëm i futen hajdutët në banesë, i marrin florinjtë dhe sende

19 Nëntor 2020, 12:04 Nga DOSJA
Grabitje në Tiranë, 55-vjeçares që jetonte vetëm i

TIRANË– Një grua 55 vjeçe ka rënë pre e grabitësve. Përmes njoftimit zyrtar, Policia e Tiranës ka bërë me dije se në banesën e 55-vjeçares që jetonte vetëm, janë futur, disa persona, ende të paidentifikuar.

Ata kanë marrë një sasi floriri që kanë gjetur në banesë dhe sende të tjera. Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak – Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Princ Vidi”, dyshohet se persona të paidentifikuar ende kanë vjedhur disa sende dhe bizhuteri në banesën e shtetases Z. S., 55 vjeçe, e cila jetonte vetëm në banesë. Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet 55 vjecarja ne tirane tirane grabitet 55 vjecarja ne tirane tirane

Sondazh

Poll