Aktualitet

Shtetasit falsifikonin testet e tamponit, Greqia merr vendimin! Mbyll kufirin me Shqipërinë, vë në zbatim testin e shpejtë.

19 Nëntor 2020, 13:01 Nga DOSJA
Shtetasit falsifikonin testet e tamponit, Greqia merr vendimin! Mbyll kufirin me

TIRANË– Pika kufitare e Kapshticës do të mbyllet duke vijuar nga dita e nesërme. Shkak për këtë është është bërë falsifikimi i disa testeve të tamponit, që qytetarë shqiptarë kanë paraqitur në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Rasti i fundit ishte i një 20-vjeçareje e cila është kapur me testin e falsifikuar të covid-19. Në momentin që vuri re se policia greke në kufij po e kontrollonte imtësisht përgjigjen e tamponit të falsifikuar, ka ikur me vrap duke i shpëtuar kështu arrestimit.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se hapur do të mbetet pika e Kakavijës. Ajo informon se qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kufiri greqi shqiperi mbyllet kapshtica kufiri greqi shqiperi mbyllet kapshtica

Sondazh

Poll