Aktualitet

OFL në Peqin, 5 shtetas të dënuar për vrasje duhet të deklarojnë pasurinë, mes tyre vëllezër

19 Nëntor 2020, 12:37 Nga DOSJA
OFL në Peqin, 5 shtetas të dënuar për vrasje duhet të

TIRANË– OFL ka kërkuar nga 5 shtetas që të deklarojnë pasuritë e tyre. Kështu, shtetasit Mustafa dhe Dylaver Methasa, Arsen Salla, Ervis dhe Ardjan Çela do duhet që brenda 48 orëve të deklarojnë të ardhurat e tyre.

Mustafa Methasa banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Dylaver Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Arsen Salla banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Ervis Cela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”; Ardjan Cela banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: M. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; D. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; A. S., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; E. Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”; A. Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arsen salla ervis dhe ardjan çela mustafa dhe dylaver methasa ofl arsen salla ervis dhe ardjan çela mustafa dhe dylaver methasa ofl

Sondazh

Poll