Aktualitet

Sherr me thika midis shqiptarëve në Itali, karabinieri dështmitar i ngjarjes

22 Prill 2019, 19:18 Nga DOSJA
Sherr me thika midis shqiptarëve në Itali, karabinieri dështmitar

ITALI- Katër shqiptarë janë vënë në pranga, pasi u konfiktuan me thika me njëri tjetrin në në parkingun e një super-marketi. Ngjarja ndodhi në zonën pranë Capitini në Perugia të premten në mbrëmje.

Dy vëllezër shqiptarë të armatosur me një thikë dhe një shkop bejsbolli, sulmuan dy shqiptarë të tjerë, të cilët ishin në një makinë. Vëllezërit kanë goditur mjetin me shkop dhe i kanë thyer xhamat e dritares së pasme dhe duke prishur parakolpin. Gjatë përleshjes, njëri prej tyre ka pësuar prerje të forta në dorë dhe në pjesën e kofshës, ndërsa tjetri u godit, duke u hedhur mbi makinë.

Policia italiane shkoi në vendngjarje duke gjetur makinën e shkatërruar dhe një person në tokë me gjakderdhje. Në sheshin e përleshjes, qëlloi edhe një karabinier që nuk ishte në shërbim, duke dëshmuar pjesën më të madhe të sulmit.

Ndërhyrja e tij ka bërë që të ndërpritet përleshja midis 4 shqiptarëve, duke bllokuar njërin prej tyre. Ndërsa, ende nuk bëhet me dije shkaku i saktë i ngjarjes, ndërsa shqiptarët pas konfirmimit të arrestimit nga gjykata, janë vendosur nën arrest shtëpiak, një masë për të “shmangur mundësitë e mëtejshme për konfrontim midis dy grupeve”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali perugia sherri i shqiptareve itali perugia sherri i shqiptareve

Sondazh

Poll