Aktualitet

Dalin pamjet/ Si shpërtheu tritoli tek makina e policit të rrugores (VD)

22 Prill 2019, 15:17 Nga DOSJA
Dalin pamjet/ Si shpërtheu tritoli tek makina e policit të rrugores

TIRANË– Një sasi tritoli ka shpërtheu mëngjesin e sotëm në makinën e një punonjësi të policisë rrugore.

Lënda plasëse ka shpërthyer në makinën e policit Julian Çikaj në oborrin e banesës.

Sakaq, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të makinës pas shpërthimit ku shihet sesi është gjendja e makinës së efektivit.

Berisha thotë se ngjarja është fshehur nga policia, ndërsa qytetari dixhital thotë se Çikaj është efektiv i Task-Forcës.

Publikimi tek Berisha:

Edvin Kristaq Krimi, Vasal Kimiku dhe narkopolicia e tyre fshehin krimin!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor si jeni
Desha tju vej ne dijeni per kete shperthim me tritol ndodhur sot me dat 22.04.2019 ne oret e para te mengjesit rreth ores 3:30am. Makina esht ne pronesin e shtetasit Julian Çikaj evektiv i taskforces qarkullimit rrugor. Me habit fakti se pse nuk behen publike ngjarje te tilla. Lind pyetja per cdo njerin prej nesh “ sa ngjarje te tilla ndodhin ne dit dhe ne nuk dim asgje “
Ngjarja e ndodhur ne zonen e Tiranes
Yrshek , Kashar.Te uroj shendet per ju dhe familjen tuaj.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet julian cikaj tritol makinës së policit julian cikaj tritol makinës së policit

Sondazh

Poll