Aktualitet

Bulqiza ‘nën pushtetin’ e qenve endacake/ Banorët e shqetësuar: Rrezikohemi nga infektimi

22 Prill 2019, 15:31 Nga DOSJA
Bulqiza ‘nën pushtetin’ e qenve endacake/ Banorët e

Problemi i qenëve endacakë në zonat urbane vijon të jetë shqetësues dhe në rritje, duke u kthyer kështu në një rrezik për kalimtarët. Përveç pranisë së madhe të tyre në ambiente të hapura, në qytetin e Bulqizës qentë futen në pallate e banesa.

Ndërsa, banorët e lagjes “Gjeologu” pranë spitalit të Bulqizës shprehen të shqetësuar se rreziku nga prania e qenëve ,është bërë akoma edhe më i madh, pasi ato po futen në banesa. Kafshim i të moshuarve është një tjetër rrezik, të cilin janë hasur disa nga banorët.

Megjithatë, qytetarët e Bulqizës kërkojnë sërish që bashkia të marrë masat e nevojshme, pasi prania e madhe e qenëve, po rrezikon seriozisht fëmijët dhe të moshuarit, kryesisht në rrugë.

Nga ana tjetër banorët shprehen se qentë kanë edhe sëmundje të ndryshme, pasi pjesa më e madhe e tyre janë të pavaksinuar. Në këto kushte ata shprehen se përveç rrezikut të kafshimit, banorët mund të infektohen nga prania e madhe e qenve kudo në rrugë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize qente endacak bulqize qente endacak

Sondazh

Poll