Aktualitet

Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes në Elbasan, arrestohen dy mjekët

22 Prill 2019, 18:42 Nga DOSJA
Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes në Elbasan, arrestohen dy

ELBASAN– Arrestohen dy mjekët, të cilët asistuan në lindjen e 25 vjeçares që humbi jetën vetëm 1 orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. 

Mësohet se në prangat e policisë ka rënë mjeku kardiolog Mehmet Ibraj dhe ai reanimator, Nikollaq Thano, të cilët fillimisht u shoqëruan në polici.

E ndjera Rexhina Debrova, humbi jetën nga një arest kardiak, 1 orë pas lindjes, ndërsa fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Familjarët akuzojnë për ngjarjen mjekët, pasi sipas tyre janë treguar neglizhentë dhe të pakujdesshëm. Sipas tyre mjeku kardiolog është paraqitur me vonesë.

Nga ana tjetër, shefja e shërbimit të spitalit në Elbasan, Teuta Ilirjani, është shprehur se të ndjerës i janë bërë ekzaminimet e duhura, por jo vizita e zemrës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mehmet ibraj nikollaq thano rexhina debrova vdekja e 25 vjecares pas lindjes mehmet ibraj nikollaq thano rexhina debrova vdekja e 25 vjecares pas lindjes

Sondazh

Poll