Aktualitet

Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, reagon spitali: Po priten rezultatet e ekspertizës

22 Prill 2019, 15:33 Nga DOSJA
Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, reagon spitali: Po priten

ELBASAN- Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Spitalin e Elbasanit, ku vetëm një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, humbi jetën 25-vjeçarja Rexhina Debrova, ka reaguar edhe vetë institucioni. 

Në një njoftim për mediet, Spitali i Elbasanit jep detaje prej momentit të paraqitjes në spital të nënës shtatzënë e deri tek momenti kur ajo ka ndërruar jetë. 

Ndërsa i shprehin ngushëllime familjarëve, spitali bën me dije se po priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes. 

“Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.

Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.

Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë.

Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.

Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës”, deklaron spitali.

Rexhina Debrova ndërroi jetë ditën e sotme pasi lindi fëmijën e saj të parë. 25-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak pas lindjes dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë bebja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pak momente pasi 25-vjeçarja ndërroi jetë, shefja e shërbimit në Spitalin e Elbasanit, Teuta Ilirjani është shprehur se të ndjerës i janë bërë ekzaminimet e duhura, por jo vizita e zemrës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 25-vjeçarja humb jetën pas lindjes elbasan spitali i elbasanit 25-vjeçarja humb jetën pas lindjes elbasan spitali i elbasanit

Sondazh

Poll