Aktualitet

Punësoi persona në të zezë, e ‘pëson keq’ biznesmeni shqiptar në Britani (Emri+Foto)

22 Prill 2019, 18:27 Nga DOSJA
Punësoi persona në të zezë, e ‘pëson keq’

BRITANI- Një 33-vjeçar shqiptar ka dalë sot para autoriteteve të drejtësisë britanike. Ai është biznesmeni, Ermal Lushaj, mbi të cilin rëndojnë akuzat e “trafikim qeniesh njerëzore” si dhe “skllavërim” të tyre.

Sipas raportimit të medieve britanike, Lushaj prej vitesh jeton në Rugby dhe ka në pronësi një lavazh makinash, ku në të dyshohet se ka punësuar njerëz në të zezë. Megjithatë para gjykatës  së “Ëarëick Croën Court”, ai ka hedhur poshtë akuzat veprimtaritë e  jashtëligjshme që ai thuhet se i kenë ushtruar midis 16 Tetorit dhe 28 Nëntorit të vitit të kaluar.

Shqiptari ka kërkuar një përkthyes shqiptar për t’i ardhur në ndihmë, pasi mohon të ketë dhunuar një person, i cili e ka akuzuar për dhunë.

Sipas ligjit të vitit 2015, policia do të bastisë në shtëpinë dhe në biznesin e Lushajt në Rugby, aty ku thuhet se viktimat e pretenduara ishin shfrytëzuar në punë. Ndërsa gjykatësi Andreë Lockhart QC e shtyu çështjen ndaj Lushajt për gjykim në fund të Korrikut.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet britani ermal lushaj britani ermal lushaj

Sondazh

Poll