Aktualitet

Kokainë, euro dhe hashash, arrestohet 34 vjeçari shqiptar në Firenze

22 Prill 2019, 16:00 Nga DOSJA
Kokainë, euro dhe hashash, arrestohet 34 vjeçari shqiptar në

ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua në qendër të Firenzes, pasi iu gjetën euro, kokainë dhe hashash. Policia gjatë një kontrolli të territorit vunë re dy burra të dyshimtë qëndronin në Piazza Tasso, raporton media italiane  “Firenze Today”.

Dy burrat u kontrolluan, edhe për faktin se ata më heret kishin qenë të inkriminuar për drogë e krime kundër pronës.

34-vjeçari shqiptar u arrestua, pasi në momentin e kontrollit, u përpoq që të nxjerrë nga xhaketa një sasi prej disa gramë kokainë.

Por, pas kontrollit edhe në xhepin e pantallonave të 34-vjeçarit shqiptar, iu gjet hashash dhe 200 euro të gatshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari itali posedim kokaine arrestohet shqiptari itali posedim kokaine

Sondazh

Poll