Aktualitet

Elbasan/ Lind fëmijën e parë, vdes nga arresti kardiak 25-vjeçarja, familja: Mjeku erdhi me vonesë

22 Prill 2019, 12:12 Nga DOSJA
Elbasan/ Lind fëmijën e parë, vdes nga arresti kardiak

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një 25- vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes. Sipas informacioneve të para dyshohet se Rexhina Debrova ka pësuar një arrest kardiak dhe nuk ka mundur të mbijetojë. E reja ka lindur me operacion dhe e kishte fëmijën e parë, dhe fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi. Mjekët që ishin në sallë të operacionit kanë kërkuar ndihmën e kardiologëve, pas problemeve të hasura me zemrën e pacientes.

Për këtë gjë familjarët kanë hedhur akuza, duke thënë se kardiologu ka ardhur me një orë vonesë në sallën e operacionit.

Situata në spitalin e Elbasanit është e rëndë, pasi familjarët kanë shpërthyer në lot e britma të familjarërëve, pasi kanë mësuar lajmin e keq.

Hetimet pritet të zbardhin shkakun e ndarjes nga jeta të nënës 25-vjeçare dhe nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga ana e bluzave të bardha në dhënien e ndihmës mjekësore në kohë. Sakaq, Policia ka shoqëruar në komisariat dy mjekët që kanë bërë operacionin bashkë me stafin për t’i marrë në pyetje lidhur me trajtimin e të resë.

Ky nuk është rasti i parë, ku nënat e reja ndahen nga jeta pas një arresti kardiak. Tre vite më parë, bashkëshortja e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, Dorjana ndërroi jetë pas lindjes së djalit të tyre Beko.

25-vjeçarja pësoi atak kardiak pas lindjes së të birit dhe humbi jetën. Hoxha paditi mjekët e maternitetit “Koço Gliozhenit” për neglizhencë dhe çështja shkoi deri në gjyq. Mjekët u shpallën fajtorë për mjekim të pakujdesshëm dhe paguan nga 4 milionë lekë të vjetra gjobë secili (ose 400 mije leke te reja).

(a.b/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lindja e pare rexhina debrova spitali i elbasanit vdes 25 vjeçarja vdes gjate lindjes lindja e pare rexhina debrova spitali i elbasanit vdes 25 vjeçarja vdes gjate lindjes

Sondazh

Poll