Politike

Një ditë para regjistrimit, Astrit Patozi mbledh grupin themelues të partisë “Bindja Demokratike”

22 Prill 2019, 18:40 Nga DOSJA
Një ditë para regjistrimit, Astrit Patozi mbledh grupin themelues

TIRANË- Një ditë para regjistrimit në Gjykatën Administrative, Astrit Patozi ka mbledhur grupin themelues të Bindja Demokratike.

Burime bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në një pallat tek Vila Fontana.

Nuk dihet nëse do të ketë një prononcim për mediet pasi të përfundojë ky takim, por mund të themi se ky është takimi i fundit para regjistrimit në gjykatë.

Kujtojmë se më herët mediet raportuan se në bordin drejtues të partisë “Bindja Demokratike”, bëjnë pjesë ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, si Endira Bushati, Leonard Olli, Fabian Topollaj, apo dhe Ardian Kollozi. (Lexo këtu)

Por Endira Bushati reagoi duke mohuar të jetë pjesë e bordit të “Bindjes Demokratike. (Lexo këtu)

Dy ditë më parë në medie u raportua se vajza e Azem Hajdarit, deputetja e dalë nga lista e PD-së, Rudina Hajdari, do të themelojë një parti të re të quajtur “Bindja Demokratike”. (Lexo këtu) Mediat raportuan për një takim mes Hajdarit dhe grupit parlamentar “Demokrat” për ngritjen e kësaj partie. Sot në lajme u tha se kjo parti do të regjistrohet nesër në gjykatë, që të mund të jetë e gatshme ligjërisht për të marrë pjesë në zgjedhje. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike patozi mbledh grupin e themeluesit astrit patozi bindja demokratike patozi mbledh grupin e themeluesit

Sondazh

Poll