Politike

Proteta e opozitës, Braçe i poston fotot e turistëve Bashës: Do dhunosh sërish ti qyq?! Tirana është plot!

22 Prill 2019, 13:11 Nga DOSJA
Proteta e opozitës, Braçe i poston fotot e turistëve

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur protestën e radhës nga opozita kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale Braçe ka publikuar tre foto të disa grupeve të turistëve që huaj, që kanë mbërritur në Shqipëri duke i bërë thirrje kryedemokratit Basha që të largohet dhe të mos e pengonte ekonominë.

“Do dhunosh serish ti or qyq?! Nuk ka vend! Tirana është plot! Nuk ka vend për ty!
Ti i ke bërë paratë e tua, hem si hollandez e hem si pushtetar! Abuzove sa deshe, u pasurove, u hetove, bërë çmos dhe gjykimin ndalove! Këtë Sistem kemi!,”- shkruan Braçe.

Postimi i plotë:

 

 

Do dhunosh serish ti or qyq?! Nuk ka vend! #TIRANAESHTEPLOT! #NUK KA VEND PER TY! Shihe! Ne nje minute te vetme, #SOT, tamam ne Bulevard, mes selise se Qeverise e Kuvendit, jane tre grupe te medha turistesh! #LERETIRANENTEJETOJE! Boll e sulmove! Boll i demtove njerezit! Boll e sulmove ekonomine e tyre! Ti i ke bere parate e tua, hem si hollandez e hem si pushtetar! Abuzove sa deshe, u pasurove, u hetove, bere cmos dhe gjykimin ndalove! Kete Sistem kemi! Tani boll kunder njerezve te zakonshem, ekonomise se tyre, thjesht, sepse ke tmerr nga renia e Sistemit! Mos ju prek ekonomine or qyq! Tutori yt e beri dhe u pervelua! Zini mend nje here te vetme!

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

Ditën e sotme në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur datën dhe orën e protestës së radhës së opozitës. Protesta e 10-të kundër qeverisë Rama do të zhvillohet më 11 maj, dhe do të nisë prej orës 18:30.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace lulzim basha protesta e opozites 11 maj 2019 erion brace lulzim basha protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll