Politike

U përfol si pjesë e bordit të “Bindja Demokratike”, Endira Bushati e mohon: Jam e fokusuar në karrierën akademike

22 Prill 2019, 16:41 Nga DOSJA
U përfol si pjesë e bordit të “Bindja Demokratike”,

TIRANË- Pas lajmit të publikuar nëpër medie, se Endira Bushati është një prej anëtarëve të bordit drejtues të “Bindjes Demokratike” e cila pritet të regjistrohet nesër si parti politike, Bushati ka mohuar këto zëra. (Lexo këtu)

Sipas Endira Bushatit, ndonëse është një ndër zërat kritik brenda Partisë Demokratike, sërish momentalisht është e fokusuar në karrierën akademike e profesionale.

Reagimi i Endira Bushatit:

Për shumë kohë, kam folur e shkruar mbi median dhe rolin e saj në Shqipëri, për mënyrën se si “shiten” lajme pa u verifikuar dhe pa më të voglën etikë profesionale….

Ka rreth 2 orë që gazetarë, kolegë e miq, më njoftojnë se unë qenkam “themeluese” e një partie….

Nuk po u vë faj për një arsye të thjeshtë:

Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PDsë nga Lulzim Basha….

Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017!

Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakuumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike….

Por….(dhe ka një “por” të madhe)….

Sado që unë, mund të mbështes apo përkrah, programe, njerëz, projekte….

Më duhet të sqaroj se aktualisht jam tërësisht e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale….

Dy ditë më parë në medie u raportua se vajza e Azem Hajdarit, deputetja e dalë nga lista e PD-së, Rudina Hajdari, do të themelojë një parti të re të quajtur “Bindja Demokratike”. (Lexo këtu) Mediat raportuan për një takim mes Hajdarit dhe grupit parlamentar “Demokrat” për ngritjen e kësaj partie. Sot në lajme u tha se kjo parti do të regjistrohet nesër në gjykatë, që të mund të jetë e gatshme ligjërisht për të marrë pjesë në zgjedhje. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike endira bushati partia demokratike rudina hajdari astrit patozi bindja demokratike endira bushati partia demokratike rudina hajdari

Sondazh

Poll