Politike

PD vendos për protestën e radhës: Zhvillohet në 11 maj, ora 18:30

22 Prill 2019, 10:00 Nga DOSJA
PD vendos për protestën e radhës: Zhvillohet në 11 maj, ora

TIRANË- Kreu i partisë Demorkatike, në orës 11:00 ka mbeldhur në selinë blu Kolegjin e Kryetarëve. Sipas burimeve për Dosja.al mësohet se në këtë mbledhje është marrë vendimi për protestën e radhës. Më tej shtohet se është vendosur data 11 maj kur qytetarët nga e gjithë Shqipëria do të thirren për protestën e katërt kombëtare.

Po ashtu mësohet se sërish protesta do të jetë pasdite dhe do të nis prej orës 18:30. Pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike doli me 3 propozime konkrete për krizën

PD paralajmëroi bojkotin e 30 qershorit, ndersa deklaroi se do regjistrohet me zgjedhje vetëm pasi të jene krijuar kushtet për zgjedhje te lira.

Kujtojmë se opozita deri tani ka zhvilluar 9 protesta, 3 prej tyre kombëtare dhe 6 të tjera më të vogla. Opozita e bashkuar kërkon largimin e Ramës si Kryeministër dhe hapjen rrugë për zgjehje të parakohshme, të cilat të jenë të lira dhe të ndershme. Basha në një dalje për mediat është shprehur se  nuk do të ketë dialog me Partinë Socialiste nëse nuk largohet Rama nga posti i Kryeministrit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kolegji i kryetareve lulzim basha opozita proteston protesta 11 maj 2019 protesta e 10 e opozites kolegji i kryetareve lulzim basha opozita proteston protesta 11 maj 2019 protesta e 10 e opozites

Sondazh

Poll