Politike

Mbyllet mbledhja e Kryetarëve/ Vendimi i Kolegjit: Përshkallëzim protestash në rrethe

22 Prill 2019, 12:15 Nga DOSJA
Mbyllet mbledhja e Kryetarëve/ Vendimi i Kolegjit: Përshkallëzim

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot në selinë blu Kolegjin e Kryetarëve. Sipas burimeve për Dosja.al mësohet se në këtë mbledhje është marrë vendimi për protestën e radhës.

Më tej shtohet se është vendosur data 11 maj kur qytetarët nga e gjithë Shqipëria do të thirren për protestën e katërt kombëtare, e cila do të zhvillohet para kryeministrisë.

Në përfundim të mbledhjes Kolegji i Kryetarëve vendosi për përshkallëzim protestash në rrethe,duke nisur me protesta rajonale në akset kryesore kombëtare nga kjo e enjte.

Ndërsa, Basha u ndal te zgjedhjet lokale, të cilat i cilësoi një farsë, për faktin që opozita nuk do hyjë në zgjedhje.

Kujtojmë se opozita deri tani ka zhvilluar 9 protesta, 3 prej tyre kombëtare dhe 6 të tjera më të vogla. Opozita e bashkuar kërkon largimin e Ramës si Kryeministër dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme, të cilat të jenë të lira dhe të ndershme. Basha në një dalje për mediat është shprehur se  nuk do të ketë dialog me Partinë Socialiste, nëse nuk largohet Rama nga posti i Kryeministrit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kolegji i kryetarve protesta 11 maj 2019 protesta e 10 e opozites kolegji i kryetarve protesta 11 maj 2019 protesta e 10 e opozites

Sondazh

Poll