Politike

Arrestimet për Rinasin, Rama: Policia të provojë se po rritet forca e saj goditëse

22 Prill 2019, 11:37 Nga DOSJA
Arrestimet për Rinasin, Rama: Policia të provojë se po rritet

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama, ka reaguar pas arrestimit të katër të dyshaurve për grabitjen e Riansit. Në një postim të shkurtër në Tëitter, numri një i qeverisë shprehet se këto arrestime janë një zhvillim inkurajues për ndëshkimin e paligjshmërisë.

Më tej ai shprehet se Policia të tregojë se  sa më shumë ajo sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditëse.

Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit, një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit?Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditëse?”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Katër persona janë vënë në pranga sot për grabitjen e ndodhur pak ditë në aeroportin e Rinasit. Sipas Policisë në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

“O. V., 38 vjeç, banues në  Krujë, A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkoheshem në Tianë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan dhe S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan”, njoftoi Policia.

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej drejt Vienës, në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama grabitja e rinasit edi rama grabitja e rinasit

Sondazh

Poll