Politike

Çfarë do të ndodhë me aksionin opozitar? Lulzim Basha takim 90 minuta me kryetarët e bashkive

22 Prill 2019, 14:14 Nga DOSJA
Çfarë do të ndodhë me aksionin opozitar? Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarët e bashkive të djathta në të gjithë vendin.

Burime thanë për Dosja.al, se takimi ka filluar rreth orës 14:15 dhe është zhvilluar në selinë blu.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për rreth 1 orë e 30 minuta, ku është folur për aksionin e opozitës, si dhe për protestën e radhës, e cila është vendosur të mbahet më 11 maj në 18:30. (Lexo këtu)
Kujtojmë se zëra brenda Partisë Demokratike, përfshirë edhe vetë ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës edhe në Bashkitë e djathta.

Kujtojmë se opozita deri tani ka zhvilluar 9 protesta, 3 prej tyre kombëtare dhe 6 të tjera më të vogla. Opozita e bashkuar kërkon largimin e Ramës si Kryeministër dhe hapjen rrugë për zgjehje të parakohshme, të cilat të jenë të lira dhe të ndershme. Basha në një dalje për mediat është shprehur se nuk do të ketë dialog me Partinë Socialiste nëse nuk largohet Rama nga posti i Kryeministrit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni opozitar basha mbledh kryetarët e bashkive lulzim basha protesta e 11 majit aksioni opozitar basha mbledh kryetarët e bashkive lulzim basha protesta e 11 majit

Sondazh

Poll