Me kryetar Astrit Patozin, regjistrohet nesër forca e re politike “Bindja Demokratike”
22 Prill 2019, 15:47Nga DOSJA
TIRANË- Forca më e re politike, Bindja Demokratike, tashmë ka gati 3000 firma për t’u regjistruar në Gjykatën e Tiranës.
Procedura ligjore pritet të formalizohet paraditen e së martës, që përkon edhe me afatin e fundit të regjistrimit të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për garën elektorale të 30 Qershorit.
Partia e re nuk e ka zyrtarizuar ende kryetarin e saj. Por Televizioni Klan mëson se ajo do të drejtohet nga ish-Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.
Rudina Hajdari, që mendohej se do të ishte pjese e kësaj partie politike, mësohet se është tërhequr përkohësisht nga ky projekt.
Deputetja që kryeson grupin e ri demokrat në parlament pati një takim me Patozin të shtunën për të diskutuar mbi detajet e grupimit të ri politik, por burime të Televizionit Klan thonë se në momentin final, ajo ka hezituar për të qenë në krye të partisë dhe ka kërkuar më tepër kohë.
Këtë qëndrim, deputetja Hajdari e ka përforcuar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku pohon se nuk do të jetë në krye të kësaj partie dhe se angazhimi kryesor për të është kryesimi i grupit parlamentar demokrat në parlament.
Por Hajdari përshëndet krijimin e çdo forumi të ri politik, të cilin e sheh si një hapësirë më shumë, për demokratizimin e politikës dekadente, që sipas saj ka përfshirë vendin.
Teksa pritet zyrtarizimi i emrit të kryetarit, Bindja Demokratike ka formalizuar bordin e saj, në të cilin bëjnë pjesë ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, si Endira Bushati, Leonard Olli, Fabian Topollaj, apo dhe Ardian Kollozi.
Astrit Patozi njihet si një ndër zërat më kritikë ndaj Lulzim Bashës. Ai ndërmori pak kohë më parë edhe një lëvizje për “Ringritjen e Partisë Demokratike”, që synonte demokratizimin e kësaj force politike.
Në këtë lëvizje, Patozi u mbështet nga ish-ministra e ish-deputetë demokratë. Nuk dihet nëse ata do ta mbështesin edhe në këtë projekt të ri politik, por mësohet se disa emra të njohur, të larguar nga Partia Demokratike po e shohin me interes këtë lëvizje.
Dy ditë më parë, kryetarja e grupit parlamentar, Rudina Hajdari në një mbledhje me disa nga deputetët e grupit iu ka shpalosur atyre idenë për krijimin e një partie politike, me siglën “Bindja Demokratike”, ku pjesë do të jetë edhe ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi.
Mbetet ende e paqarte se si do të garoje në zgjedhje partia “Bindja demokratike” pasi afati për regjistrimin e partive në zgjedhjeve skadon të martën, por Kodi krijon mundësi edhe për garë me kandidatë të pavarur regjistrimi i të cilëve ka afat deri në 13 maj.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarët e bashkive të djathta në të gjithë vendin.Burime th...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot në selinë blu Kolegjin e Kryetarëve. Sipas burimeve për Dosja.al mësohet se në këtë mbledh...
Ish-ministri socialist i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, dënon qëndrimet e kreut të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, në lidhje me Luftën N...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama, ka reaguar pas arrestimit të katër të dyshaurve për grabitjen e Riansit. Në një postim të shkurtër në Tëitter, numri një i q...
Tiranë- Ditmir Bushati, ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka dalë sërish nga “rreshti”, teksa ka kritikuar qëndrimin e maxhorancës dhe Ramës për &cce...
TIRANË- Kreu i partisë Demorkatike, në orës 11:00 ka mbeldhur në selinë blu Kolegjin e Kryetarëve. Sipas burimeve për Dosja.al mësohet se në këtë mbledhje ...
TIRANE- Pak ditë pasi në media u dha lajmi se Rudina Hajdari bashkë me Astrit Patozin dhe disa nga deputetët e grupit parlamentar do të krijojnë një parti të re...
Tiranë- Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se kishte ecur në këmbë 6,649 km, dhe tha se kishte përshkuar gjatësinë e lumit Nil.“Miq, fantas...
TIRANË– Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një apel të fortë. Në një status në Facebook, Meta shkruan se në mbrojt...