Ndalimi i tubimeve politike, drejtori i policisë së Tiranës: S’do japim leje në fushatë. Debati me Kastriot Islamin kisht
18 Nëntor 2020, 16:47Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Tiranës nuk do të japë leje për asnjë tubim apo aktivitet politik ose festiv. Edhe pse jemi në fushatë zgjedhore dhe të gjitha partitë politike kanë nisur riorganizimin e strukturave e tyre, për shkak të rregullave të reja të vendosura nga komiteti teknik kjo do të jetë e ndaluar. Në një intervistë për News24 drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve politikë dhe të qytetarëve në zbatimin e kësaj mase.
Sipas Jaupit, qytetarët e kryeqytetit i janë përgjigjur shumë pozitivisht masave parandaluese për mospërhapjen e virusit siç është vendosja e maskës apo ndalimi i daljes pas orës 22:00.
Ka pasur dhe të pabindur, ndaj sipas tij në kryeqytet në 24 orë vendosen rreth 200 gjoba por ato nuk janë qëllim në vetvete për policine. Kryepolici i Tiranës ka sqaruar edhe incidentin me ish-deputetin Kastriot Islami duke e konsideuar të domosdoshme shoqërimin e tij në komisariat për shkak të fjalorit të përdorur.
Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për të bashkëpunuar me policinë pasi edhe vetë uniformat blu janë mjaft të ekspozuar ndaj virusit sars cov-2. Jaupi tha se për fat të keq 3 punonjës të policisë Tiranë kanë humbur jetën nga virusi dhe aktualisht të dyshuar si të prekur janë 68 efektivë .
Situata e pandemisë në vend e ka ngarkuar policinë edhe më një detyrë shtesë për të monitoriar personat pozitivë që trajtohen në banesë për të mos thyer karantinën. Sipas drejtorit të policisë Tiranë pjesa më e madhe e qytetarëve kanë qenë të ndërgjegjshëm dhe nuk e kanë thyer karantinën e detyrueshme.
Marrë nga BalkanWeb
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Modelja Françeska Jaçe duket se nuk i ka pritur mirë lajmet e bëra për të, pas aksidentit me makinë që pësoi pak ditë më parë. Duke ...
Aktualitet18 Nëntor 2020, 15:18
BERAT– 14 raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Berat.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 raste me koronavirus janë regjistruar vetë...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit 9 persona. Sipas njoft...
Shpërndarja e drogës në kryeqytet dhe përdorimi i saj pa as më të voglin dyshim që është kthyer në gangrenën më të madhe të krimit. Aq sa policisë nuk i duhet s...
TIRANË– Prokurori i dorëhequr Ardian Nezha ka kërkuar ndihmën e institucioneve në të cilat ka qënë pjesë dikur. Ai ka denoncuar se është kërcënuar me mesaz...
TIRANË– Policia e Shtetit vijon të përfshihet në skandale, që sa mbyllet njëri, hapet tjetri. Kështu, denoncimet në muajtë e fundit kanë patur në fokus, st...
TIRANË-Ermonela Jaho, sopranoja me famë botërore ditën e sotme ka njoftuar se ka pranuar që të jetë Ambasadore e CRCA/ECPAT në Shqipëri në luftën kundër dh...
SHKODËR– Tre persona janë prangosur nga Policia e Shtetit pasi kapur me rreth 1 kilogram lëndë narkotike. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit nu...