Politike

‘Bindja Demokratike’/ Flet Rudina Hajdari: Shqiptarëve u duhet një elitë e re politike, unë s’jam pjesë e saj

22 Prill 2019, 09:44 Nga DOSJA
‘Bindja Demokratike’/ Flet Rudina Hajdari: Shqiptarëve u duhet

TIRANE- Pak ditë pasi në media u dha lajmi se Rudina Hajdari bashkë me Astrit Patozin dhe disa nga deputetët e grupit parlamentar do të krijojnë një parti të re, vetë Hajdari pranon këtë projekt. Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja Rudina Hajdari  është shprehur se shqiptarëve iu duhet të elitë e re politike. Ajo shprehet se krijimin e çdo forumi të ri politik, e shikon si një hapësirë më shumë për demokratizimin e politikës dekadente që sipas saj ka përfshirë vendin.

“Ajo që më bën përshtypje në kushtet e “psikiatrisë politike” ku jemi futur është fakti që personalisht, pa dhënë asnjë deklarim apo pa ndërmarrë asnjë iniciativë lidhur me këtë, më cilësojnë si kryesuse të një forumi të ri që po krijohet, por nga kontaktet që zhvilloj anë e mbanë vendit, dhe kudo ku ka shqiptarë të ndershëm, duke respektuar dhe festat e Pashkëve, nuk jam shprehur më parë.”, shprehet ajo.

Deputetja thekson më tej se ka shprehur vullnetin e grupit parlamentar dhe prania e demokratëve të ndershëm dhe gjithë atyre që aspirojnë një demokraci të vërtetë, do të jenë mbështetja e tyre në këtë parti.

Reagimi i plotë:

Çdo moment ndjek me vëmëndje dhe ndjeshmëri, përpjekjet që bëhen për zhvillimin dhe prosperitetin e jetës politike në vend. Krijimin e çdo forumi të ri politik, e shikoj si një hapësirë më shumë, për demokratizimin e politikës dekadente që ka përfshirë vendin dhe gjithsecilit i uroj rrugëtim të mbarë dhe suksese në përpjekjet e tij.

Është e kuptueshme se Shqiptarët janë tejet të lodhur e të shqetësuar nga kjo politikë e mërzitshme dhe e dëmshme 28 vjeçare prandaj krijimi i një alternative të re, të vërtetë dhe shpresëdhënëse që ka për qëllim interesin publik, përfaqësimin qytetar dhe një politik-bërje të re me standarte perëndimore do të ishte një iniciativë për t’u gëzuar.

Ajo që më bën përshtypje në kushtet e “psikiatrisë politike” ku jemi futur është fakti që personalisht, pa dhënë asnjë deklarim apo pa ndërmarrë asnjë iniciativë lidhur me këtë, më cilësojnë si kryesuse të një forumi të ri që po krijohet, por nga kontaktet që zhvilloj anë e mbanë vendit, dhe kudo ku ka shqiptarë të ndershëm, duke respektuar dhe festat e Pashkëve, nuk jam shprehur më parë.

Pak ditë më parë, në deklarimin që bëra në Parlament, shpreha vullnetin e grupit që kryesoj dhe ky do të mbetet angazhimi im kryesor. Natyrisht, në rrugëtimin që kemi nisur, prania e demokratëve të ndershëm dhe gjithë atyre që aspirojnë një demokraci të vërtetë, do të jenë mbështetja e jonë.

Shqiptarëve u duhet “një elitë e re politike” dhe ne e konsiderojmë një obligim parësor, përgatitjen e një formule të përshtatshme përfaqësimi politik, në mënyrë që deputetët dhe të zgjedhurit t’i caktojnë qytetarët dhe jo kryetarët e partive. Ka shumë modele që mund ta realizojnë këtë qëllim, që nga sistemi i pastër mazhoritar, e deri tek ai proporcional kombëtar me lista të hapura nëpërmjet të cilave shpresojmë të nxjerrim jashtë të gjithë elementët e korruptuar që vijnë nga bota e krimit, që me drejtimin e mazhorancës qeverisëse, e kanë futur vendin në një drejtim pa shpresë dhe të ardhme.

Dy ditë më parë, kryetarja e grupit parlamentar, Rudina Hajdari në një mbledhje me disa nga deputetët e grupit iu ka shpalosur atyre idenë për krijimin e një partie politike, me siglën “Bindja Demokratike”, ku pjesë do të jetë edhe ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi.

Mbetet ende e paqarte se si do të garoje në zgjedhje partia “Bindja demokratike” pasi afati për regjistrimin e partive në zgjedhjeve skadon të martën, por Kodi krijon mundësi edhe për garë me kandidatë të pavarur regjistrimi i të cilëve ka afat deri në 13 maj.

(J.V. F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike grupi parlamentar i pd-së partia e rudina hajdarit rudina hajdari bindja demokratike grupi parlamentar i pd-së partia e rudina hajdarit rudina hajdari

Sondazh

Poll