Politike

Dita Ndëkombëtare e Tokës, Meta: Të marrin fund ndërtimet pa leje

22 Prill 2019, 07:58 Nga DOSJA
Dita Ndëkombëtare e Tokës, Meta: Të marrin fund

TIRANË– Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një apel të fortë. Në një status në Facebook, Meta shkruan se në mbrojtjen e tokës duhet të veprohet konkretish dhe jo thjesht si propagandë në media.

“Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë.

Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund! Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”-shkruan Presidenti Meta në statusin e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita nderkombetare e tokes ilir meta ndertime pa leje dita nderkombetare e tokes ilir meta ndertime pa leje

Sondazh

Poll