Aktualitet

“Audi” që u dogj në Vlorë, i përket estetistes Ernela Habilaj, familjes së 32-vjeçares i vunë tritolin në shtëpi pa

18 Nëntor 2020, 09:44 Nga DOSJA
“Audi” që u dogj në Vlorë, i përket estetistes

VLORËDosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me djegien e makinës së 32-vjeçares në Vlorë. Mësohet se mjeti është në pronësi të Ernela Habilajt, me profesion estetiste. Mësohet se makina e Habilajt e llojit “Audi”, është djegur qëllimisht dhe se gjithçka ka lidhje me problemet që ka familja e saj.

Habilajt rezulton e martuar dhe bashkëshorti i saj ndodhet në burg në Itali. Ai është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Një tjetër pistë ku janë fokusuar hetimet është edhe fakti se vetëm pak muaj meë parë në shtëpinë e babait të Habilajt u vu një sasi eksplozivi. Tritoli nuk shpërtheu dhe atentati dështoi, por familja e mori ‘mesazhin’.

Sot, Habilajt me profesion estetiste i dogjën makinën. Mjeti i llojit “Audi” ishte parkuar në lagjen ’24 maj”, kur u dogj dhe u shkrumbua tërësisht.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e audit ne vlore ernela habilaj djegia e audit ne vlore ernela habilaj

Sondazh

Poll